SYRI TV/ Konferenca 'Nga influencues në vendimmarrës', Berisha: Gjendja sociale në Shqipëri, dramatike

Lideri i opozitës, Sali Berisha, deklaroi se gjendja sociale dhe politike në Shqipëri është dramatike, dhe se ato që po paguajnë çmimin më të lartë të narko-diktaturës janë gratë dhe vajzat shqiptare.

Deklarata u bë gjatë konferencës “Të bësh ndryshimin: nga influencues në vendimmarrës”, organizuar nga Partia Demokratike në bashkëpunim me fondacionin suedez “Jarl Hjalmarson”.

Berisha e cilësoi Edi Ramën si kryeministrin më mizogjen në Europë, duke shtuar se ai sillet me gratë në kabinet si Gadafi, duke i përdorur si dekor politik dhe jo për vlera reale.

Sipas Berishës, pasojat e rënda të regjimit të instaluar nga Rama bien më së shumti mbi gratë, që përballen me mungesën e mundësive, varfërinë dhe mungesën e mbështetjes sociale.

Ai theksoi se paratë e drogës dhe lidhjet e qeverisë me krimin po shkatërrojnë ekonominë e vendit dhe po i detyrojnë të rinjtë të largohen masivisht.

“Sot, blerja e një apartamenti është bërë mollë e ndaluar për shumicën e shqiptarëve”, – deklaroi Berisha.

Në fjalën e tij, kryedemokrati akuzoi gratë socialiste se nuk përfaqësojnë interesat e grave shqiptare, por vetëm lavdërojnë kryeministrin në mënyrë të verbër, pa ngritur zërin për problemet reale.

Berisha u ndal gjithashtu te situata alarmante në shëndetësi, duke përmendur gjendjen në Onkologjik si shembull të dështimit të qeverisë dhe korrupsionit të drejtuesve si Ogerta Manastirliu dhe Albana Koçiu.

“Për shkak të korrupsionit, shumë qytetarë nuk marrin dot medikamente jetësore. Pajisjet që mund të shpëtojnë jetë janë jashtë funksionit, ndërsa paratë zhduken në tendera klientelistë,” – u shpreh ai.

Në fund të fjalës së tij, Berisha dha një mesazh të fortë për gratë dhe vajzat shqiptare: