Vasili: Vota e vjedhur në Gjykatën e Lartë, si patronazhistët e 11 majit, një komplot shtetëror për kapjen e Kushtetueses!
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër përmes një shënimi në rrjetet sociale, duke denoncuar atë që e cilëson si një manipulim të paprecedent të votës brenda Gjykatës së Lartë.
Në fokus të reagimit është procesi për përzgjedhjen e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese, i cili sipas Vasilit është kthyer në farsë dhe grabitje politike. Ai e quan votimin në Gjykatën e Lartë më të turpshëm se zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se vota ndaj njërit prej kandidatëve, Naureta Llagamit – ish-kryetare e KLGJ-së – është shpallur e pavlefshme në mënyrë të qëllimshme, vetëm për t’i mohuar asaj mandatin.
Vasili shkon më tej, duke e cilësuar këtë një “skenar mafioz”, të ndërtuar me qëllim kontrollin politik të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa akuzon drejtpërdrejt kreun e Gjykatës së Lartë dhe Presidentin e Republikës si pjesë e këtij “komploti shtetëror”. Ai i kërkon SPAK-ut të mos mjaftohet me heshtjen, ndërkohë që provat janë të dukshme dhe të dokumentuara publikisht.
Postimi:
Manipulime votash ne Gjykaten e Larte, si ne 11 maj, per te rrembyer mandatin ne Kushtetuese!
E kemi denoncuar publikisht korporatizmin qe po rremben mandatet e Gjyqtareve te Gjykates Kushtetuese.
Por tashme kjo grabitje ka arritur kulmin.
Votimi ne Gjykaten e Larte per nje mandat ne Gjykaten kushtetuese u katandis me keq se zgjedhjet e 11 majit.
Njerit prej konkurenteve Naureta Llagamit i vidhet vota diten per diell pikerisht ne Gjykaten e Larte.
Vota i shpallet e pavlefshme ne menyren me te turpshme njelloj si patronazhistet e 11 majit.
Gjykata e Larte katandiset ne qender votimi fshati ku vota bastardohet e manipulohet per faqe te zeze.
Hajde prit drejtesi nga Gjykata me e Larte kur ajo katandiset per turp dhe vjedh e manipulon vota kur votojne vetem 15 vete.
Mendoni pak Zj.Llagami ka qene edhe Kryetare e KLGJ dhe i vidhet edhe asaj vota, aq sa detyrohet te ankohet ne Gjykate Administrative.
Po populli i thjeshte qe pret drejtesi nga keta pazarxhinj perfytyroni se si masakrohet.
E gjitha behet ne funksion te skenarit mafioz per rrembimin e mandateve ne gjykaten kushtetuese si dhe eshte ngushtesisht e lidhur edhe me mbledhjen e kesaj gjykate ne 16 tetor per interpretimin e kerkuar ne menyre te paligjshme nga presidenti Bega.
SPAK rri dhe ben sehir ndersa zullumi trashet dhe eshte ne syte e te gjitheve.dhe ku jane perfshire kryetari i gjykates se larte dhe presidenti i republikes.
SPAK qe pergjoi edhs gjykatesit kushtetues ben sikur nuk shikon kete komplot shteteror me fakte qe jane sheshit dhe s'kane nevoje per pergjime.
P.S Shiheni ne foto voten e shpallur te pavlefshme nga manipulatoret e Gjykates se Larte ne menyre qe Zj.Llagami te mos fitonte mandatin si gjykatese kushtetuese.
Besoj se ky fakt SPAK-ut i mjafton.