Rritja e çmimit të ujit, reagon Basha: Është i njëjti grusht politikanësh, loja e tyre vazhdon

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me vendimin e marrë nga Këshilli Bashkiak për rritjen e çmimit të ujit.

Me një reagim të tij, Basha thotë se është i njëjti grusht politikanësh që e vazhdojnë lojën e tyre edhe tani pas zgjedhjeve.

Reagimi i plotë i Lulzim Bashës:

Pazareve të Edi Ramës dhe veglave të tij në krye të Bashkisë Tiranë për të dyfishuar çmimin e ujit dhe për të miratuar koncesionet klienteliste të shkollave iu bashkuan dje edhe PDIU dhe LSI.

Është i njëjti grusht politikanësh të kapur dhe të korruptuar që nuk ka asnjë mëshirë për të rrëmbyer çdo qindarkë nga xhepat e qytetarëve. Loja e tyre vazhdon njësoj si më parë, vetëm se tani në role të reja.

PD është e vetmja forcë në krah të njerëzve, por ne jemi të e fortë dhe të vendosur për të luftuar për ta. Ne nuk do të ndalemi dhe nuk do të heshtim asnjëherë në mbrojtje të interesave të qytetarëve.