Shok për Barcelonën: Lamine Yamal jashtë për javët e ardhshme!
Barcelona përballet me një goditje të rëndë: ylli i saj, Lamine Yamal, nuk do të jetë në fushë për ndeshjen e së dielës kundër Sevillas dhe do të mungojë edhe në takimet e ardhshme. Lojtari po përjeton dhimbje të përsëritura në ijë dhe nuk është ende gati fizikisht për të luajtur.
Yamal ka kaluar kohë të vështira me dëmtimin e tij të veçantë në kockën pubike, duke munguar në ndeshjet e fundit kundër Valencias, Getafes, Njukasëll dhe Oviedo. Pavarësisht se luajti 90 minuta kundër PSG-së në Ligën e Kampionëve, ai u rikthye menjëherë në spital për trajtim dhe nuk mori pjesë në seancën stërvitore të fundit.
Ky problem shëndetësor ka shkaktuar tension mes trajnerit të kombëtares, Flik, dhe klubit, pasi lojtari është detyruar të luajë edhe kur nuk ishte në formën e duhur. Barcelona paralajmëron se Yamal do të mungojë për rreth dy deri në tre javë, duke e lënë jashtë sfidave vendimtare për klubin dhe kombëtaren e Spanjës.