Rama nuk i ndahet Thethit: IKMT rikthehet dhe shemb 35 objekteve të tjera, banorët përballen me forcat e policisë
Në një nga destinacionet më të frekuentuara turistike të Shqipërisë, në Theth, e shtuna ka nisur nën zhurmën e fadromave dhe praninë e dhjetëra forcave policore.
IKMT është rikthyer sërish në zonë për të vijuar prishjet masive të ndërtimeve pa leje, me në shënjestër 35 objekte të tjera, mes tyre edhe struktura akomoduese të ngritura nga banorët vendas.
Ky është operacioni i dytë për këtë vit, pas atij të korrikut kur u shembën rreth 70 ndërtime, ndërkohë që aksioni po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe mes pakënaqësive të komunitetit lokal.
Thethi është kthyer në vëmendjen e autoriteteve për shkeljet urbanistike, ndërkohë aksioni do të vijojë edhe në ditët në vijim, derisa të përfundojë plotësisht plani i shembjeve të parashikuara.
FOTO GALERI: