Detajet nga dhunimi dhe vrasja e 65-vjeçarit në Tale, viktima ishte pajisur tri herë me urdhër-mbrojtjeje nga i biri

Teksa mbetet enigmë vrasja e 65-vjeçarit, Gjergj Tusha në Tale të Lezhës, të tjera detaje kanë dalë në dritë, lidhur me ngjarjen e rëndë.

Sipas informacioneve, viktima rezulton i pajisur me tri urdhër mbrojtjeje nga i biri, të marra në vite të ndryshme.

Viktima kishte tri urdhër-mbrojtjeje nga i biri në tre vite të ndryshme:

-2020 urdhër mbrojtje për dhunë psikologjike nga i biri.

-2022 urdhër mbrojtje për dhunë fizike dhe psikologjike.

-2023 arrestohet djali për dhunë.

65-vjeçari, Gjergj Tusha, rezulton të jetë dhunuar dhe më pas, qëlluar për vdekje me armë zjarri në Lezhë.

Trupi i pajetë i Gjergj Tushës u gjet nga policia në breg të lumit të Matit, me shenja dhune dhe një plagë në trup, që dyshohet nga arma e zjarrit.

65-vjeçari u raportua i humbur nga vajza e tij, gjatë pasdites, dhe pas disa orësh kërkime, policia e gjeti të dhunuar dhe vrarë.

 Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të krimit dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Për zbardhjen e ngjarjes janë angazhuar dhe Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe Policia e Shkodrës, që po kontrollojnë në zonë me qëllim kapjen e autorit/ëve.