VIDEO/ Festa e Tabekou-t ndezi tensionin te stoli i Partizanit

Një moment tensioni u regjistrua në minutën e 74-t të derbit Partizani-Tirana, kur sulmuesi i bardhebluve, Tabekou, shënoi golin e tretë për Tiranën. 28-vjeçari nga Kameruni vendosi të festonte pranë stolit të kuqve, një veprim që nuk u prit mirë nga kundërshtarët dhe rriti ndjeshëm tensionin në pankinë.

Megjithatë, situata nuk zgjati shumë dhe u rikthye qetësia në stadium. Bardheblutë vazhduan të festonin fuqishëm epërsinë prej tre golave, ndërsa Partizani u përpoq të ruante fokusin pas provokimit.

Kjo ngjarje u bë objekt komentesh, duke treguar se rivaliteti historik mes dy skuadrave është gjithmonë i ndezur, veçanërisht gjatë momenteve vendimtare të një derbi.

Momentet e tensionit