Dronët mbi Evropë / Sarkazma e Putin për Perëndimin: Njerëzit dikur argëtoheshin me UFO-t, ende po argëtohen…
Perëndimi po fajëson Rusinë për dronët e pare, në qiellin e shumë vendeve evropiane. Kohët e fundit, dronë u panë edhe mbi Aeroportin e Mynihut. Presidenti rus, Vladimir Putin, në përgjigje të pyetjeve mbi këtë çështje, talli dhe vuri në lojë Perëndimin.
Drone të huaja janë parë në Poloni, Rumani, Estoni, Danimarkë dhe Norvegji. Gjermania është shtuar së fundmi në listë. Ndërsa vendet perëndimore fajësojnë Rusinë për incidentet, Putin ka dhënë një përgjigje sarkastike për akuzat e Perëndimit ndaj shtetit të udhëhequr prej tij.
Kur një gazetar pyeti: “Pse po dërgoni kaq shumë dronë në Danimarkë? Ata janë të shqetësuar nga kjo”, Putin u përgjigj duke thënë: “Nuk do ta bëj më.”
Kur gazetari tha: “Ju lutem mos e bëni”, Putini vazhdoi me tonin e tij humoristik:
"Nuk do të dërgoj më fluturime në Francë, Danimarkë apo Kopenhagen. Ku tjetër fluturojnë ata? Për në Lisbonë?"
Gazetari rus, Fyodor Lukyanov tha më pas: "Ata po fluturojnë kudo".
Ndërsa Moska mohoi çdo pretendim në lidhje me dronë, Putin tha me sarkazëm: "Ne nuk jemi pas kësaj."
"E dini, njerëzit që dikur argëtoheshin me objekte fluturuese të paidentifikuara, ose UFO, ende po argëtohen", tha ai.
Pas një sërë incidentesh, Bashkimi Evropian po planifikon të zbatojë një projekt "muri me dronë" kundër Rusisë./ CNN Turk.