Asnjë forcë amerikane nuk u lëndua në operacionin e USSOUTHCOM, i cili u urdhërua nga Presidenti Donald Trump, theksoi Hegseth.

“Katër narkoterroristë meshkuj në bordin e anijes u vranë në sulm dhe asnjë forcë amerikane nuk u lëndua në operacion”, shtoi ai.

Sulmi u krye në ujërat ndërkombëtare pranë brigjeve të Venezuelës, ndërsa anija po transportonte “sasi të konsiderueshme narkotikësh – të drejtuara për në Amerikë për të helmuar popullin tonë”, theksoi më tej, shefi amerikan i Luftës.

“Sulmi u krye në ujërat ndërkombëtare pranë brigjeve të Venezuelës, ndërsa anija po transportonte sasi të konsiderueshme narkotikësh - të drejtuara për në Amerikë për të helmuar popullin tonë”, shkroi Hegseth në një postim në X. 

Sekretari tha se inteligjenca ushtarake, "pa dyshim", konfirmoi se anija po trafikonte narkotikë, njerëzit në bord ishin narko-terroristë dhe po vepronin në një rrugë të njohur tranziti për trafik narkotikësh.

Në një postim në Truth Social, Trump tha se varka ishte “e ngarkuar me drogë të mjaftueshme për të vrarë 25 deri në 50 mijë njerëz”.

Hegseth vuri në dukje se sulmet do të vazhdojnë, "derisa të mbarojnë sulmet ndaj popullit amerikan”.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/October/03/auto_21rfwqsav1759519273.jpg", "width": 900, "height": 635 } }

SHBA-të godasin një tjetër anije të dyshuar për trafik droge pranë Venezuelës, vriten 4 persona

Sekretari i Luftës, Pete Hegseth njoftoi të premten se ushtria amerikane kreu një sulm kinetik vdekjeprurës, ndaj një anijeje të trafikut të drogës të lidhur me Organizata të Caktuara Terroriste që lundronte pranë brigjeve të Venezuelës, duke vrarë katër burra në bord.

“Më herët këtë mëngjes, me urdhër të presidentit (Donald) Trump, udhëzova një sulm vdekjeprurës kinetik ndaj një anijeje trafikimi narkotikësh të lidhur me Organizatat e Caktuara Terroriste në zonën e përgjegjësisë së USSOUTHCOM-it (Komanda Jugore e SHBA-së)”, tha Hegseth në rrjetin social amerikan X.