Dëbora arrin në nivelin 70 cm, dy prindërit e moshuar dhe djali i tyre bllokohen në Bjeshkët e Javorrit
Bashkia e Tropojës ka njoftuar se është nisur një grup shpëtimi, për të ndihmuar tre anëtarët e familjes, dy të moshuarit dhe djalin e tyre të cilët kanë mbetur të bllokuar në zonën e Bjeshkës së Javorrit. Dëbora ka arritur në nivelin 70 cm, ndaj forcat e shpëtimin nuk kanë mundur dot të arrijnë fiks tek vendndodhja e tyre.
Bashkia e Tropojës ka njoftuar se ka nisur disa trupa dhe mjete të tjera shtesë, për të shpëtuar personat të cilët kanë mbetur të bllokuar. Nësë shpëtimi i tyre nuk arrihet edhe këtë herë, autoritetet kanë bërë me dije se do të ndërhynë me helikopter, nëse kushtet në terren e kërkojnë një gjë të tillë. Bashika e Tropojës ka lajmëruar se do të njoftojë për cdo zhvillim të ri rreth këtij rasti.