Zgjedhjet në Tiranë/ Rama ia ngec Begajt shkeljen e Kushtetutës: E firmosi me vullnetin e tij

Kryeministri, njëkohësisht lideri i PS-së Edi Rama ia ngeci presidentit Bajram Begaj shkeljen e Kushtetutës me firmosjen e dekretit për të shpallur 9 nëntorin si datën e zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë.

“Presidenti e ka firmosur dekretin e zgjedhjeve me vullnetin e vet”, ka thënë Rama në takimin me me dyer të mbyllura sot pasdite në Hotel Tiranë me drejtuesit e PS-së bëjnë të ditur burimet. 

Kryeministri është përpjekur t’u mbushë mendjen të vetëve, duke iu thënë gjithashtu se kreu i shtetit ka këshilltarë të tij për këtë punë, të cilët unanimisht kanë qenë dakord me shpalljen e zgjedhjeve.

Lexo dhe: VIDEO/ Dekreti i zgjedhjeve për Tiranën, Shkullaku: Ushtari e ka një mision, Begaj është si një kalë i ngordhur

Rama iu ka kërkuar të vetëve të mos dëgjojnë apo bëjnë thashetheme nëpër tavolinat e Tiranës, sikur gjoja ai ka ushtruar presion mbi Bajram Begajn për të dekretuar zgjedhjet në Tiranë pa pritur të shprehej Gjykata Kushtetuese për ankimimin e Erion Veliajt.

Ndërkohë në konferencën për mediat sot, Edi Rama i ndaloi pyetjet e gazetarëve për cështjen e dekretimit të zgjedhjeve nga kreu i shtetit.

Për kreun e PD-së Shqipëria nuk ka president, ka një skllav të krimit që fshihet prapa gishtit dhe që më thanë se u fsheh prapa Rusmalit’

Lexo me shume: Berisha: Presidenti, një skllav i krimit që fshihet pas Rusmalit! Ne nuk bojkotojmë, por do luftojmë...

Drejtuesit e fushatës së PS-së sipas njësive

Lindita Nikolla, Adea Pirdeni, Ervin Hoxha – Nj.1

Olta Xhaçka, Arben Pellumbi, Blendi Klosi – Nj.2

Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Delina Ibrahimaj – Nj. 3

Blerina Gjylameti, Eduard Shalsi – Nj.4

Erion Brace, Niko Peleshi, Taulant Balla – Nj. 5

Blendi Gonxhe, Ceno Klosi – Nj.6

Etilda Gjonaj, Iris Luarasi, Ulsi Manja – Nj.7

Igli Hasani, Milva Ekonomi, Bora Muzhaqi – Nj. 8

Mimi Kodheli, Besfort Lamallari – Nj.9

Fatmir Xhafaj, Ermal Elezi – Nj.10

Albana Koçiu, Erion Malaj Rakip Suli – Nj.11

Xhemal Qefalia, Toni Gogu, Ornaldo Rakipi për zonat rurale.

Anila Denaj, Sofjan Jaupaj – Nj. 13 (Farkë)