SYRI TV/ Rama mohon pastrimin e parave në ndërtim: 'Lajme frigoriferi'
Për kryeministri Edi Rama pastrimi i parave në sektorin e ndërtimit është lajm frigoriferi, edhe pse kjo konfrimohet edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Ndërsa Tirana është mbushur me kulla dhe pallatet kanë zënë çdo hapsirë publike në kryeqytet, për kryeministrin faji është tek qytetarët, që sipas tij zënë hapsirat publike. rama paraljmëroi sekuestrime të objekteve dhe ndëshkime deri në burgosje për këdo që shkel lejen apo ndërton pa leje.
Nga SYRI TV
Raportin e DASH për pastrimin e parave në sektorin e ndërtimit në Shqipëri dhe lejet e kullave që përcaktohen në Aruba, kryeministri Edi Rama i injoron plotësisht duke i ironizuar faktet. Ndërsa mohon kullat dhe pastrimin e parave që po pamundësojnë blerjen e një apartamenti nga familjet shqiptare, Rama fajin për ndërtimet e gjen vetëm tek qytetarët, duke paralajmëruar edhe një plan masash për t'i penalizuar.
Në planin e masve, që sipas Ramës do të ndikojnë në rregullimin e hapsirave publike, kryeministri Rama ka njoftuar edhe masat për ata që ndërtojnë pa leje. Sipas tij, kushdo që do të ndërtojë pa leje do shkoj deri në sekuestrim të objektit.
I pyetur nga gazetarët për propozimet e kryeministrit Edi Rama, lideri i opozitës Sali Berisha u shpreh se ka qenë vetë Edi Rama që ka firmosur lejet për kulla dhe ka lejuar katet pa leje, që sipas tij lidhen vetëm me pastrimine parave dhe korrupsionin.
"Tani unë e kam deklaruar këtu, që prej disa muajsh Ramaduro i ngërthyer nga kartelet e drogës, ka vetëm një temë, kulla, ndërtime, arkitektë. Kjo që bën ky, tregon korrupsionin e tmerrshëm të këtij sistemi që vendosi. Të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, në mënyrë absolute e kanë bërë kundrejt pagesës, e kanë bërë kundrejt pagesave të majme të zyrtarëve të kësaj administrate. Ata vazhduan. Arben Maloku, e të tjerë siç janë, 4-5 vite më parë u kapën me pallate krejtësisht pa leje dhe Edi Rama mori vendimin që të ua legalizojë. Të ua shesë po atyre. Kështu që këto nuk janë asgjë tjetër vetëm përpjekjet e një njeriu të dështuar dhe të korruptuar, për të mbuluar me zhurmë skandalet e tij të tmerrshme ndërkombëtare." tha Berisha.
Për shkak të pastrimit të parave dhe rritjes fiktive të çmimeve, raportet më të fundit kanë theksuar pamundësinë e çdo qytetari për të blerë një apartament në Tiranë. Ndërkaq organizatat ndërkombëtare e raportet e kancelarive të huaja kanë dhënë alarmin se sektori i ndërtimit në Shqipëri është kriminalizuar nga pastrimi i parave duke dëmtuar tregun imobliliar.