Vlorë/ Aksident në Peshkëpi, plagoset rëndë motoristi - VIDEO
Një aksident rrugor ka ndodhur në fshatin Peshkëpi, bashkia Selenicë, ku një automjet tip ‘Benz’ është përplasur me një motor.
Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit, i cili është transportuar në Spitalin e Vlorës dhe po merr ndihmën mjekësore.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme.