VIDEO/ 'Audi Q7' merr flakë në autostradën Tiranë-Elbasan
Një automjet tip ‘Audi Q7’, është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan.
Në videon e mbërritur në redaksinë e SYRI-t, shihet që mjeti është përfshirë totalisht nga flakët, ndërsa dyshohet se shkaqet janë teknike.
Deri më tani nuk ka informacion zyrtar lidhur me ngjarjen, ndërsa fatmirësisht raportohet që nuk ka të lënduar në njerëz.