Krimi/ Momenti kur Arlind Demushi largohet pasi vrau me thike Hajdard Ismailgecin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Babrrusë dy ditë më parë kur 40-vjeçari Hajdar Ismailgeci u vra me thikë.

Autori i dyshuar, Arlind Demushi, tashmë është i arrestuar nga policia në Durrës

Syri TV ka siguruar videon e autorit tek largohet nga vendi i krimit pasi ka goditur me thikë viktimën. Ai duket tek shikon veten dhe me njolla gjaku ne rroba si dhe është duke telefonuar. 

Në video Demushi ecën qetesisht dhe duket se edhe pantallonat i ka të lagura me gjak.

Mësohet se prej rreth 10 ditësh, Ismailgeci po qëndronte në banesën e Demushit në Babrru. Mbrëmjen e ngjarjes, të dy kishin qenë në një lokal, ku kishin konsumuar alkool.