SYRI TV/ Banorët në Levan protestojnë për tokën: Na kërcënuan me armë

Grabitja e tokës është kthyer në problem thelbësor për banorët e fshatit Bashkim në Levan të cilët kanë protestuar duke kërkuar që t’u garantohet e drejta e pronësisë. Banorët e zonës së Fierit e konsiderojnë jetike tokën duke u shprehur se kjo tentativë për t’u marrë pronat është mënyra se si shteti po i përzë nga vendi i tyre.

Syri TV

Dhjetëra banorë të fshatit Bashkim, në njësinë administrative Levan, kanë dalë në protestë mëngjesin e kësaj  të premte për të kundërshtuar atë që e quajnë grabitje të tokave të tyre. Ata shprehen se një firmë private po ndërhyn në pronat e tyre për mbjelljen e plantacioneve me shegë, duke i lënë dhjetëra familje pa tokë buke.

Banorët deklarojnë se toka është e tyre dhe për këtë kanë dokumente të rregullta, madje edhe vendime gjykate që ua njohin pronësinë. Teksa shtojnë se janë kërcënuar me jetë nga pronaret e firmës që ka përvetësuar tokat.

Banorët kanë paralajmëruar se do të vijojnë protestat derisa t’u garantohet e drejta e pronësisë dhe t’i jepet fund përpjekjeve për t’ua marrë tokën, të cilën ata e konsiderojnë jetike për mbijetesën e tyre.