Berisha: Kudo PD i ka kandidatët dhe do paraqesim kandidaturat më të mira
Lideri i opozitës, Sali Berisha iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me kandidaturat e PD-së në 6 bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme.
Sipas Berishës, PD është forca kryesore e vendit dhe do të paraqesë kandidatët më të mirë për qytetarët.
‘Kudo Partia Demokratike i ka kandidatët e gatshëm. I ka. Kjo është forca politike kryesore e vendit. Po merren strukturat, por merren me këtë dhe PD do të paraqesë kandidatët më të mirë’, u shpreh Berisha.