Skandal në konferencë/ Rama sulmon gazetarët: Duhet të më pyesni vetëm për këtë që dua unë
Edi Rama doli në një konferencë të stërgjatë sot për mediat.
Por në fund të saj, ai u tha gazetarëve se nuk do u përgjigjet pyetjeve. Rama i sulmoi gazetarët duke thënë se do përgjigjet vetëm për çështjen e ndërtimeve pa leje, për të cilën foli gjatë në konferencë.
“Mos më bëni pyetje kot se nuk do merrni përgjigje,” tha Rama. “Kjo nuk është konferenca e fundvitit”, shtoi Rama.
Gazetarët e pritën me shumë interes këtë konferencë pasi kishin shumë pyetje për Ramën, por ai nuk i lejoi në mënyrë brutale. Kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë. Gazetarët e pyetën pikërisht për temën dhe Rama u përgjigj shkurt, duke u thënë gjithashtu se nuk do ndalej gjatë për ta.
Rama foli për ndërtimet pa leje sikur të ishte dita e parë e tij në pushtet.
“Një tjetër masë është krijimi i një liste të zezë dhe ndalimi për të aplikuar për leje ndërtimi i shkelësve të lejeve të ndërtimit, jo vetëm i kompanive, por edhe i individëve. Në këtë listë do të përfshihen zhvilluesit, shoqëritë, administratorët, ortakët dhe pronarët përfitues që kanë shkelur ligjin. Ata do të përjashtohen nga marrja e lejeve për një periudhë 5-vjeçare,” deklaroi Rama.
Lista e zezë do të jetë publike dhe e aksesueshme nga të gjithë, ndërsa shkeljet nuk do të kufizohen vetëm në ndërtime pa leje, por edhe në ndryshime minimale të projekteve të miratuara. “Edhe një ndryshim i thjeshtë në fasadë, i bërë pa autorizim, përbën shkelje që ndëshkohet me gjobë dhe fut menjëherë subjektin në listën e zezë,” tha Rama.