‘500 mijë euro me një goditje’/ Drejtësia e re 'rikthen' në detyrë kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike
GJKKO ka hequr masën e pezullimit nga detyra për kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri edhe pse mandati i tij në këtë pozicion ka përfunduar.
Sipas burimeve për SYRI-n, gazetari Fatjon Gjinaj bën me dije se ndaj Myzryrit mbetet në fuqi vetëm masa detyrim paraqitje.
Myzyri i dyshuar për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike, ku vetëm në një rast është shkaktuar një dëm prej afro 500 mijë eurosh buxhetit të shtetit.
“Tejkalimi i kompetencave të KPP ka sjellë trajtim të pabarabartë të operatorëve ekonomikë pjesëmarrës, duke cenuar konkurrencën ndërmjet tyre dhe duke dëmtuar efikasitetin në procedurat e prokurimit publik, si dhe duke shkaktuar një dëm ekonomik në buxhetin e shtetit në vlerën mbi 47 milionë lekë,” theksohet në dosjen hetimore.