Nuk ka më transport falas në Prishtinë

Ndërmarrja e Trafikut Urban, ka vendosur të kërkojë pagesë nga të gjitha grupet shoqërore, të cilat qoftë për shkak të profesionit, apo për shkak të gjendjes sociale deri më tani kanë lëvizur pa bileta.

Kryeshefi ekzekutiv i Trafikut Urban, Halil Mustafa, ka marrë vendim që policët, pjesëtarët e FSK’së, qytetarët me asistencë sociale, veteranët e UÇK’së dhe invalidët e luftës tash e tutje do të paguajnë nëse duan të udhëtojnë me autobus, trahnsmeton Klan Kosova.

 Kjo ngase, siç tregon Mustafa, kompania që ai drejton nuk ka asnjë marrëveshje me institucionet dhe organizatat përkatës për lirim nga pagesa.