Kukës/ Reshje shiu dhe erëra të forta gjatë natës, disa fshatra mbeten pa energji elektrike

Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:30 të datës 3 tetor 2025 paraqitet me vrëntësira, reshje shiu me intensitet nga i ulët deri në mesatar dhe erëra.

Si pasojë e reshjeve, ka patur rënie inertesh dhe gurësh në disa segmente rrugësh.

Subjektet kontraktore kanë punuar për pastrimin e rrugëve nacionale dhe mbajtjen e tyre funksionale. Aktualisht, të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht.

Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk raportohet për ndonjë problem emergjent.

Në lidhje me furnizimin me energji elektrike, i gjithë Qarku furnizohet normalisht, përveç disa fshatrave ku ka ndërprerje:

Bashkia Kukës: Kollovoz, Novosej (Nj. Adm. Shishtavec), Topojan (Nj. Adm. Topojan)

Bashkia Has: Kishaj, Pogaj (Nj. Adm. Gjinaj)

Bashkia Tropojë: pjesërisht Nj. Adm. Tropojë e Vjetër

Furnizimi me ujë të pijshëm bëhet sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria UK Kukës.

Autoritetet nënvizojnë se situata monitorohet vazhdimisht dhe do të njoftohen qytetarët për çdo zhvillim të mëtejshëm.

FOTO GALERI: