Elton Qyno zbulon detaje nga operacioni i SPAK
Gazetari Elton Qyno në 'Çim Peka Live' zbulon detajet e hetimit të grupit të struktuar kriminal në fushën e vrasjesve dhe tjetërsimit të pronave.
“Ka lindur në 2020 kur u arrestua Irgen Kërçuku, avokat, funksionar pranë hipotekës së Durrësit, e Aleksandër Laho, ky në kërkim. SPAK ka bërë kryqëzim procedimesh.
Kanë aq shumë për të arestuar, sa kanë nisur t'i planifikojnë çdo muaj e çdo javë po kemi arrestimi. Një javë më parë kishim arrestimet e Kolaverëve në zonën e Mamurrasit për vrasjen e Burrelit.
Avdylët kanë mbështetur një jetë socialistët. Aleksandër Laho është në kërkim. Kush e di çfarë ka bërë me Sky nuk pret që ti vijë SPAK tek dera e shtëpisë. Ka ikur në mos ka ikur nga Shqipëria ka ikur në një vend të sigurtë.Strategjia hetimore është bërë që të dalë bipolarë.
SPAK ka zbardhur vrasjen e Edmir Bregut i cili është ekzekutuar me urdhër të Astrit Avdylit për shkak të një atentatit ndaj nipit të tij, Aldo Avdylit. Astrit Avdylit I është komunikuar masa e sigurisë në burg, ndërkohë që në kërkim është shpallur dhe Pëllumb Muharremi i njohur si Rrumi Shijakut, pasi kishte ngritur një grup kriminal për vjedhjen dhe tjetërsimin e pronave në zonën bregdetarë të Durrësit. Pjesë e këtij grupi rezulton dhe Enea Kume, vëllai i deputetit socialist të Durrësit, Loer Kume i cili ka marrë pjesë në ekzekutimin të Edmir Bregut.