Ironia e Dylgjerit për Begaj: Kush është Komandant i Përgjithshëm, Karlo Bolino apo Presidenti
Analisti Ylli Dylgjeri ka reaguar me ironi në rrjetet sociale duke vënë në shënjestër Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, pa zhvillimeve të fundit politike, në lidhje me dekretin e zgjedhjeve.
Në një status të publikuar online, Dylgjeri shkruan se ndërkohë që vendet e NATO-s ndodhen në gjendje mobilizimi dhe rrisin nivelin e gatishmërisë, në Shqipëri ‘Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura është Karlo Bolino’.
Ai e lidh këtë me faktin se shqiptaro-italiani Karlo Bolino ka marrë me qira për 1 euro disa bunkere për ti kthyer në galeri. Objektet dikur shërbenin si vendkomanda strategjike të ushtrisë shqiptare.
Postimi i Ylli Dylgjerit:
Ja gatishmëria e një vendi të NATOS:
Në Shqipëri Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura është Karlo Bolino!!!
Bolino i ka sot me qera 1 Euro të gjithë Vendkomandat e Shtabit (BunkArt) kur bota sot është në mobilizim total dhe gadishmëri Nr 1.
Në fund po pyes:
Kush është Komandant i Përgjithshëm?
Karlo Bolino apo Bajram Begaj?