VIDEO/ Dekreti i zgjedhjeve për Tiranën, Shkullaku: Ushtari e ka një mision, Begaj është si një kalë i ngordhur

Gazetari Armand Shkullaku ka komentuar dekretin e presidentit Bajram Begaj për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë më 9 nëntor, duke e cilësuar këtë akt thjesht një zbatim urdhri të ardhur nga kryeministri Edi Rama.

Sipas tij, nuk është Begaj në qendër të vëmendjes, por vendimi i Ramës për ta çuar vakancën në këtë moment.

‘Ushtari e ka një mision, për të shkuar diku e bën një detyrë. Por këtë se konsideron njeri fare. Rama nuk i thotë firmose, por zbaton urdhrat. Rama veç ja çon se nuk ka ku shkon, ky duhet ta marrë me mend se çfarë do Rama.

Të merresh me Begajn nuk na shkon, dmth të merresh me një kalë të ngordhur.

Ai mund të ishte kuzhinieri i Begajt, që është i amël si sheqeri, të rrijë atje në presidencë të hajë hallvë, të pijë ndonjë kafe turke.

Nëse ne e marrim seriozisht dhe të themi që paska pasur rol. Ai duhet ta ketë firmosur dhe pa vajtur dekreti.

Ne duhet të diskutojmë se pse Rama e bëri këtë gjë.

Rama e ka çuar vakancën për një arsye, sepse sipas meje Rama nuk ka urgjencë nëse e zgjodhi kryetarin e ri në datë 9 nëntor apo 9 dhjetor. Këtu Shqipëria nuk ka qeveri, nuk punon njeri, nuk prish       puna se u shty zgjedhja e kryetarit të bashkisë.

Rama e bëri këtë gjë për të treguar se, kjo ëndërra idiote dhe naive se kanë pasur disa që ai do të behet me tolerant, tregon se nuk ka ndodhur në histori që një pushtet autokratik të bëhet më demokratik.

Arrin një fazë që liderin nuk e çon në orgazme pushteti, por tallja, nënshtrimi.

Ai do të tregojë të gjithë shqiptarëve se, Gjykata Kushtetuese jam unë, presidenti jam unë’, tha ndër të tjera në SYRI TV gazetari Armand Shkullaku.