Liderët europianë bëjnë shaka me lapsusin e Trump-it mes Armenisë dhe Shqipërisë
Liderët botërorë bënë shaka për ngatërrimin nga presidenti Donald Trump të Armenisë me Shqipërinë gjatë një samiti politik europian.
Trump është krenuar për përpjekjet e tij për të arritur një marrëveshje paqeje paraprake mes rivalëve të vjetër, Armenisë dhe Azerbajxhanit, por disa herë ka ngatërruar emrat e Armenisë dhe Shqipërisë kur ka folur për këtë çështje. Në takimin e Komunitetit Politik Europian në Kopenhagë të enjten, kryeministri shqiptar Edi Rama bëri shaka për këtë me presidentin francez Emmanuel Macron dhe presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev.
“Duhet të kërkosh falje … ndaj nesh, sepse nuk na ke uruar për marrëveshjen e paqes që presidenti Trump bëri mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit,” i tha Rama Macron-it me një ton serioz, duke buzëqeshur gradualisht teksa e thoshte.
Aliyev qeshi, ndërsa Macron, duke buzëqeshur, e preku me shaka Ramën në faqe përpara se të bënte prapa.
“Kërkoj ndjesë,” tha Macron me humor.
🇦🇱 PM Edi Rama joked with Macron about Trump's peace deal between "Albania and Azerbaijan."
— kos_data (@kos_data) October 2, 2025
"You did not congratulate us on the peace deal President Trump made with Albania and Azerbaijan" Rama said.pic.twitter.com/XMD2hakzoo
Rama është i njohur për proçkat dhe sjelljet e tij të çuditshme. Ai ka bërë bujë për emërimin e anëtarit të parë në botë të kabinetit qeveritar nga inteligjenca artificiale dhe më herët këtë vit u përkul në mënyrë lozonjare për të përshëndetur kryeministren italiane Giorgia Meloni.
Megjithëse e ngacmoi Trump-in për gafën e tij, Rama gjithashtu dha vlerësime të sinqerta për Trump-in për ndihmën e tij në procesin e paqes mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.
“E kemi pritur këtë progres prej kohësh. Ai ndodhi falë lidershipit të fortë të të dy krerëve të shtetit, dhe gjithashtu falë shtysës finale nga presidenti i Shteteve të Bashkuara. Duhet t’ia njohim këtë meritë, është gjë e madhe,” tha Rama.
Ngatërrimi i Trump-it i Armenisë me Shqipërinë, dhe herë pas here edhe me Azerbajxhanin, ka qenë një burim konfuzioni dhe frustrimi për shumë nga të përfshirët në procesin e paqes. Shumë armenë, veçanërisht ata në diasporë, e kanë parë këtë ngatërresë si një fyerje të qëllimshme ndaj Armenisë. / Washington Eexaminer - Syri.net