Ankimi i Dekretit të Presidentit/ Dervishaj: GJK duhet ta pezullojë menjëherë, është precedent tejet i rrezikshëm...
Avokati Bledar Dervishaj, njëkohësisht ish këshilltari ligjor i ish Presidentit, Ilir Meta, e konsideron një precedent tejet të rrezikshëm, nëse Gjykata Kushtetuese nuk shprehet menjëherë për pezullimin e Dekretit të kreut të shtetit, Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme lokale për Bashkinë e Tiranës, të ankimuar në Kushtetuese këtë të enjte nga kryebashkiaku i arrestuar, Erion Veliaj.
Në një intervistë për edicionin e mbrëmjes në Syri Tv, Dervishaj edhe në cilësinë si ish këshilltar ligjor i një Presidenti Republike, dha argumente shteruese, lidhur me ankimet e bërë në GJK nga ana e Veliajt për shkarkimin e tij në Këshillin Bashkiak dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave.
Sipas Dervishajt, Presidenti i Republikës, është institucioni i fundit që duhet të shprehet për një proces garues për vakancat që krijohen në organet e pushtetit vendor, Bashkitë, sidomos kur një çështje e tillë është depozituar në Kushtetuese për interpretim kushtetues.
Kreu i shtetit, thekson Dervishaj, duhet të bëjë një shqyrtim të thelluar të situatës, për të pasur në tryezë të gjithë informacionin e plotë, nëse të gjitha hallkat kanë funksionuar konform Kushtutës e dispozitave ligjore.
Duke marrë si precedent situatën e krijuar me zgjedhjet e 2019, me dy dekretet e nxjerra asokohe nga Presidenti Ilir Meta, Dervishaj tha gjithashtu se është Gjykata Kushtetuese, ajo që vlerëson kushtetutshmërinë e akteve rregullatore që nxjerr kreu i shtetit.
Madje thekson ai, këtë e tha qartë edhe Komisioni i Venecias, në opinionin e saj për Parlamentin e Shqipërisë, lidhur me dy dekretet e lëshuara nga Meta nëse kishte kryer shkelje.
Në çdo institucion, sidomos Presidenti, kreu i shtetit është i fundit që shprehet për një proces garues për vakancat. Çdo president, bën një shqyrtim të thelluar të situatës, dhe kjo çështje s’erdhi në veshin e kreut të shtetit nga Këshilli i Ministrave, por që nga vendimi i Këshillit Bashkiak. Aty merr shkas, dhe presidenti duhet ta kishte në tryezë informacionin e plotë, dhe shikon të gjitha hallkat se si kanë funksionuar. S’e pengon asnjë dispozitë ligjore për të marrë informacion. Vlerësimi që presidenti i bën situatës e lëndës për trajtim, s’është formal. Në rastin konkret kishim ngërç, me rastin e drejtuar në Këshillin Bashkiak, dekretit, VKM.
Ky është pranuar, ky ngërç dhe nuk zgjidhet te presidenti. Këshilli Bashkiak me propozimin e anëtarit të këshillit bëri bashkimin e 3 propozimeve në një. Dy propozimet e majit të Këshilltarëve bashkiak të opozitës, për mosparaqitje në detyrë e shkelje kushtetuese. Votat u bashkuan proceduralisht, u lidh lënda. Në atë moment kryetari i Bashkisë, bëri një kërkesë për paraqitje në Kësh.Bashkiak, mosparaqitje në detyrë, nëse është shkelje e rëndë në detyrë… ligji për vetëqeverisjen vendore që duhet ta shihte Presidenti merr frymë nga Kushtetuta, mbështetesh në Nenin 115, 108. Shkelja apo mosparaqitja në detyrë është vlerësuar si një nga shkeljet, procesi i shkarkimit të zgjedhurit me votë, vlerësohet nga Këshilli i Ministrave, nëse është cenuar të drejtat e tij, i zgjedhuri shkon në GJK, e cila filtrin rastin e shkarkimit. Në momentin e ankimit të shkarkimit, pezullon çdo vendimmarrje të organit ligjor të lidhur me këtë bashki dhe VKM.
Në momentin që GJK merr një kërkesë, dhe pezullimi është në Kushtetutë. Kur shqyrton themelin, në kolegj, relatim, seancë plenare….Çështjet jurdiksionale Kushtetues-Gj.Administrative, s’e thotë kryeministri, KM, Presidenti, e thotë GJK. Krijohet veçse të tjerave shkelje, krijon një vendimmarrje që merr kompetencat e GJK. S’mund të çelet dekret pa mbaruar ky shqyrtim. Procesi ankimor i vendimit të shkarkimit s’është i rregulluar në ligjin për vetëqeverisjen vendore, është dpd e rregulluar në Kushtetutë.
Presidenca ndër vite ka krijuar doktrinë të shëndoshë, aktet e nxjerra ndër vite për interpretimin e Kushtetutës, formën, frymën, germën e në tërësinë e saj. Kjo doktrinë po prishet. I kemi precedentët më 2019, psh Presidenti shtyu datën e zgjedhjeve, me qëllim legjitimimin, paqen sociale, proces zgjedhor te pjesëmarrjeve të palëve dhe Venecia e ODIHR, tha se dekretet e kreut të shtetit s’janë karakter formal, ato mudn të kundërshtohen vetëm në GJK. Tema të tilla diskursi, dekreti të kishte arsyetime bashkëlidhur për të kaluar si argument në gjykatë. E drejta nëse ekziston, duhet mbrojtur, e kujtdo qoftë, edhe kur s’ke simpati për të.
Kush e ruan Republikën? Kushtetuta. E kemi provuar dy herë Komisionin Hetimor Parlamentar, me pasojë të rëndë. Është shkelje e dispozitës kushtetuese e bërë nga Presidenti, është. Këtë e bën vetëm Kuvendi e GJK. Nuk e them përmasën se në çfarë mase është shkelur.
Akti indivudal e normativ, dekreti i presidentit është rregullator, pasi hap rrugë për procesin zgjedhor. Natyrën e ka rregullator, presidenti. Dekreti i drejtohet popullit, është akt me karakter rregullator, specifikisht kushtetues. Do të gjykohet aty edhe në GJK. Kërkesa e parë është pezullimi i dekretit të Presidentit për zgjedhje në Tiranë, deri në marrjen në shqyrtim në themel të dy ankimeve. GJK duhet të marrë në shqyrtim këtë në radhë të parë. Nëse pranon kërkesën, do kemi zgjedhje vetëm në 5 bashki. Dhe pastaj merren në shqyrtim të dyja çështjet. Po krijohet një precedent, që të kësaj natyre s’duhet të shkonin në mendjen tonë e jo më të viheshin në zbatim. Duhet të flenë të gjithë, deri sa të shprehet GJK.