Tentoi të vrasë Aldo Avdylajn,si u vra me 2 plumba Edmir Bregu. SPAK: 5 persona u mobilizuan për të kryer krimin
Nga Elton Qyno/
Edmir Bregu alias Koçiu, sipas dosjes së prokurorisë së Posaçme SPAK, kishte tentuar të vriste me armë zjarri Elidon alias Aldo Avdylin, ndaj në shenjë hakmarje Avdylajt e kanë “dënuar” atë me vdekje.
Vrasja e Bregut, është realizuar në muajin Janar 2021, teksa po lëvizte natën me një makinë tip “Porche Caien”. Viktima që përdorte dy emra, ishte me origjinë nga qyteti i Durrësit, dhe ishte i përfshirë në aktivitet kriminal.
Mes Edmir Bregut dhe Aldo Avdylajt, ka pasur përplasje për shkak të tregtisë së drogës, ndaj sipas hetimeve të zhvilluara nga SPAK, Bregu, ka tentuar vrasjen e Aldo Avdylajt.
Të vënë në dijeni të kësaj situate, Astrit Avdyli, i cili konsiderohet dhe drejtuesi i klanit të Avdylëve, ka organizuar punën për vrasjen e Edmir Bregut.
Edmir Bregu, është pritur derisa ka ardhur nga Italia dhe mesnatën e 21 janarit 2021, ai është qëlluar me dy plumba, një në kokë dhe një në gjoks, duke mbetur i vdekur në vend. Vrasja është realizuar sapo Bregu ka zbritur nga makina.
Ai është qëlluar me dy plumba, një në kokë dhe një në gjoks sapo ka zbritur nga makina e tij ndërkohë që autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja. Çështja u hetua për dy vite me rradhë në prokurorinë e Durrësit, por më pas dosja e pezullua për mungesë të provave dhe autorëve.
Ndërsa pas ardhjes së komunikimeve në aplikacionin “Sky” dhe verifikimit të bisedave, kjo dosje është tërhequr nga prokuroria e Durrësit dhe rregjistruar si procedim penal me Nr.235/1 në prokurorinë e posaçme.
Nga leximi i bisedave të kodeve “Sky”, ka rezultuar se Astrit Avdyli në cilësinë e organizatorit, nipi i tij Aldo alias Elidon Avdyli dhe tre persona të tjerë me E.K, E.D dhe A.D, kanë kryer vrasjen.
Të gjithë personat janë identifikuar falë bisedave të aplikacionit “Sky”. Edhe Enea Kume, vëllai i deputetit socialist të Durrësit, Loer Kume akuzohet se ka marrë pjesë në ekzekutimin të Edmir Bregut.
Aldo Avdyli