SYRI TV/ Rama tallet me Trump në samitin e Danimarkës - Kryeministrja daneze i vë kufi Edi Ramës...
Kryeministri Edi Rama ka shkuar deri në tallje, duke ironizuar Presidentin e SHBA Donald Trump pas lapsusit se kishte arritur paqen mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit. Kryeministri ka krijuar shfaqe përballë Presidentit francez Emanuel Macron dhe Presidentit të Azerbajxhanit Aliev. Që në nisje të Samitit, kryeministri shqiptar u vu përballë kufirit të kryeministres daneze për të penguar sjelljen e Ramës, ndërsa gazetarët e huaj insistuan tek korrupsioni dhe përqendrimi i tenderave në dorë të kryeministrit nëpërmjet Diellës.
Syri TV
Kryeministri Edi Rama, është munduar sërish të bëjë shfaqje në samitin e përbashkët të Komunitetit Politiko Europian, në Kopenhagen. Rama ka shkuar deri në tallje me lapsusin e presidentit të SHBA Donald Trump, se kishte arritur paqe mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, një skenë kjo e bërë përballë Presidnetit francez Macron dhe Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliev .
Që në nisje të këtij Samiti, shfaqja e Edi Ramës për të treguar afrimitet me liderët europianë dështoi edhe përballë kryeministres daneze. Mette Frederiksen, i ka treguar kufijtë, kryeministrit Rama, duke ju shmangur tentativës së tij për ta përqafuar, gjatë takimit pritës, në nisje të samitit.
Disa hapa me tutje, kryeministrin e priste një tjetër surprizë e pakëndshme. Ndërsa shpresonte se ministrja e tij virtuale, Diella, do të shihej si histori suksesi, gazetarët e huaj e kanë vënë Edi Ramën, përballë pyetjeve për nivelin e lartë të korrupsionit, dhe Diellën e panë si një mundësi që tenderat do të përqendrohen në duart e tij.
Gazetarët i kujtuan kryeministrit, edhe rënien e sistemeve qeveritare për shkak të sulmeve kibernetike, duke vënë në dyshim sigurinë e sistemeve shtetërore, me shtrirjen e inteligjencës artificiale dhe teknologjisë, në këto përmasa.