Image

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/October/02/auto_rama-ozyrtari-i-putin1759414906.jpg", "width": 900, "height": 635 } }

Organi zyrtari i propagandës së Putinit ekzaltohet me talljen që i bëri Rama Trump

Gafa e rëndë diplomatike e Edi Ramës, i cili tallet me presidentin e SHBA-ve Donald Trump, gjatë bisedës me presidentin francez Macron dhe atë të Azerbajxhanit, Aliev, teksa i thotë, “nuk na ke uruar për paqen që kemi arritur mes nesh”, duke ironizuar kështu lapsuset e Trump në konferencat për shtyp ka gezuar edhe organin zyrtar të propagandës së Putinit, Russia Today.

Media ruse ka publikuar në rrjetin X talljen e Ramës me përshkrimin përkatës të bisedës.

Postimi i Russia Today:

Kryeministri shqiptar bën shaka për pretendimin e Trump se ai i dha fund luftës midis 'Azerbajxhanit dhe Shqipërisë'

'Duhet të na kërkoni falje,' i thotë Rama Macronit

'Sepse nuk na përgëzuat për marrëveshjen e paqes që Presidenti Trump bëri midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit'