Blushi akuza Ramës dhe ministrit Jaupaj për aferën e inceneratoreve: A jeni gati të bëni burg për...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ne Komisionin e Ligjeve ka hedhur akuza ndaj ministrit të Mjedisit dhe Qeverisë për ligjin e menaxhimit të mbetjeve

Blushi: Edi Rama nuk mund ta ktheje Komisionin e ligjeve ne landfillin e riciklimit te ligjeve te mafias se plehrave. Edi Rama është pronari faktik i inceneratoreve te vije ne dëgjese publike para komisionit”.

Mministrit Jaupaj, Blushi i tha se, “një ministër para jush është në burg për inceneratorët, ju a jeni gati të bëni burg për Edi Ramën?

Blushi: Ndërkohe që pagesat per inceneratoret fantazmë vijojnë, ju na sillni një ligj për mbetjet. Ndërprisni pagesat për inceneratorët, pranoni skandalin dhe pastaj diskutojmë ligje të tjera për mbetjet. Strategjia që keni kaluar në 2020 fliste për 3 inceneratore, nuk ekziston asnjë! Ligji ju bie ndesh me strategjinë. Menaxhimi i mbetjeve është tagër i pushtetit vendor. Ju me këtë agjenci po merrni tagra jo ligjore.