Sherri mes gjimnazistëve në Kamëz/ Policia jep detaje nga ngjarja: Dy 16-vjeçarë rëndë në spital, një tjetër jashtë rrezikut
Policia e Tiranës ka dalë në një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur këtë të enjte në gjimnazin ‘Ibrahim Rugova’ në Kamëz, ku disa adoleshentë u përfshinë në një konflikt.
Si pasojë thotë policia, janë plagosur tre të rinj, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë dhe një tjetër jashtë rrezikut për jetën.
Kamëz/Informacion paraprak
Rreth orës 10:50, te bulevardi “Nënë Tereza”, në rrugë, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, disa shtetas të mitur, të moshave 15-17 vjeç.
Gjatë konfliktit janë dëmtuar, dyshohet me mjet të mprehtë, dy 16-vjeçarë, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Është dëmtuar lehtë dhe një bashkëmoshatar i tyre, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas dhe po marrin deklaratat e tyre.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e të gjithë shtetasve të përfshirë në konflikt.