Shkon në dy numri i të plagosurve në gjimnazin në Tiranë, ja çfarë ndodhi mes adoleshentëve
Ka shkuar në dy numri i të plagosurve me thikë, si pasojë e një konflikti mes adoleshentëve në ambientet e jashtme të gjimnazit ‘Ibrahim Rugova’ në Kamëz.
Të përfshirë në këtë ngjarje janë të adoleshentë të kësaj shkolle rreth moshës 16 vjeç, sipas gazetarit shtetasit A. L., dhe P. T.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të plagosjes. Ende nuk dihen shkaqet ndërsa priten detaje të reja nga policia. Raportohet se në spitalin e Traumës janë duke u ekzaminuar dy të rinj.