VIDEO/ Reshjet e para të dëborës në Dibër, temperaturat zbresin në 5 gradë
Reshjet e para të dëborës kanë rënë edhe në territorin e Qarkut Dibër, duke zbardhur zonat malore mbi 1400 metra mbi nivelin e detit. Moti i ftohtë ka shoqëruar mëngjesin e sotëm në Peshkopi, ku temperaturat kanë zbritur deri në 5°C.
Ndërkohë, në zonat e banuara dhe më të ulëta, reshjet kanë qenë në formë shiu, pa shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor apo furnizimin me energji. Autoritetet lokale vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa bëjnë apel për kujdes të shtuar në rrugët rurale dhe akset malore.
Sipas sinoptikanëve, ditët në vijim pritet që temperaturat të vazhdojnë rënien, ndërsa reshjet e dëborës mund të shtrihen edhe në zona më të ulëta të qarkut.