Dëbora ‘zbret’ në Shkodër, ulen ndjeshëm temperaturat

Reshjet e borës kanë nisur të bien edhe në zonën malore të Dukagjinit, duke sjellë një dimër të parakohshëm në zonë. Deri më tani nuk raportohen problematika në akset rrugore, ndërsa janë plotësisht të hapura.

Aksi Shkodër-Theth nuk është prekur ende nga reshjet e borës dhe rruga është e kalueshme për të gjitha automjetet.

Bora ka zbardhur majat e larta të maleve si dhe një shtresë e hollë ka mbuluar pemët.

Edhe rruga e Vermoshit në Malësinë e Madhe është e hapur dhe nuk ka reshje bore. Në këtë zonë bora ka prekur majat e maleve ndërsa akset rrugore nuk kanë probleme.