Tjetërsimi i pronave të Hamallaj/ U firmosën 9 masa, ka vetëm tre të arrestuar, vëllai i deputetit të Ramës dhe ...
Është shfryrë paksa operacioni i sotshëm i SPAK. Pasi vetëm tre persona kanë mundur që të vihen ne pranga gjatë ditës së sotme.
Burimet shpjegojnë për gazetarin Elton Qyno se gjatë operacionit të SPAK, vetëm tre persona janë të arrestuar nga 9 masa të dhënga nga GJKKO.
Bëhet fjalë për një hetim që ka të bëjë më tjetërsimin pronave në Hamallaj të Durrësit dhe sigurim të kushteve për të kryer vrasje.
Masat e SPAK
Të arrestuar:
Vullnet Muça, vëllai i Rrumit të Shijakut
Enea Kume, vëllai i deputetit të PS-së, Loer Kume
Vlash Draçi
Në kërkim
Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi i njohur si Rrumi, akuza për tjetërsim pronash grup kriminal
Të akuzuar për vrasje
Astrit Avdyli akuzë për vrasje e grup kriminal (Ndodhet në burg për krime të tjera)
Aldo Avdyli, vrasje grup kriminal, i cili është në kërkim
Ndalim largimi nga vendi
Edlira Avdyli