EMRI/ Shpërthimi në servisin e automjeteve në Krujë, vihet në pranga autori

Një 34-vjeçar, i identifikuar si Ervin Shera, është arrestuar nga Policia e Krujës pasi dyshohet se ka vendosur një lëndë plasëse në qepenin e servisit të automjeteve në fshatin Luz.

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Motomjeti dhe celulari i tij janë sekuestruar, ndërsa hetimet për motivin e ngjarjes vijojnë.

Policia njofton se arrestimi u bë pas veprimeve hetimore dhe koordinimit me Prokurorinë, duke mundësuar identifikimin dhe lokalizimin e autorit.

LEXO EDHE: Shpërthimi me tritol në servisin e makinave, zbardhet dëshmia e pronarit të biznesit, ja çfarë thotë për kamerat

Njofitmi i policisë:

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari që dyshohet se ka vënë lëndën plasëse në qepenin e servisit të automjeteve. 

Sekuestrohen motomjeti që dyshohet se ka përdorur 34-vjeçari në këtë ngjarje dhe celulari i tij.     

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në servisin e automjeteve në pronësi të shtetasit Alfred Gurra, në fshatin Luz, strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Krujë mundësuan identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit:

-Ervin Shera, 34 vjeç, banues në fshatin Zezë.
 
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, më datë 28.09.2025, ka vënë lëndë plasëse në qepenin e servisit të automjeteve të shtetasit A. G. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale. 

Vijojnë hetimet për përcaktimin e motivit të ngjarjes.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.