Mazniku shet drejtorët e 5D: Jam siguruar që kishin firmosur për veprimet e tyre dhe i certifikoja
Ish-nënkryetari i Bashkisë Tiranë, tashmë deputet i PS, Arbjan Mazniku, i është përgjigjur prokurorit të SPAK, Klodian Braho në lidhje me hetimet për dosjen 5D.
Sipas burimeve për SYRI-n, Mazniku ka hequr përgjegjësinë e tij nga këto vjedhje skandaloze, ku shprehet se kompetenca e tij ka pasur të bëjë vetëm me kontrollin dhe sigurimin e firmave nga drejtorët përgjegjës dhe në fund certifikonte procesin.
Dëshmia e Maznikut:
Mazniku: Kompetenca ime për raportin përmbledhës s’ka të bëj me kompetencën, kam kontrolluar që njerëzit e caktuar kanë ndjekur procesin sipas sektorëve përkatës.
Ne kalonim me dhjetra procedura në vit, sigurohesha që personat përgjegjës kishin marrë përgjegjësinë, pra kishin firmosur për veprimin e tyre dhe thjesht e certifikoja si proces.
Në thelb është miratimi i faktit që hallkat administrative kanë kryer hapat e tyre, dhe pasi sigurohesha. Mollën, Qaton e Tushen i njoh kam patur marrëdhënie shumë të mira me ta.
Nestor Muhametllarin se njoh. Nuk kam patur dijeni të kenë patur interesa financiare.
Gjithashtu Arbjan Mazniku, i përgjigjet avokatit Ardian Leka, të Mariglen Qatos:
‘Kur bëhen qindra projekte ka raste që një projekt i caktuar ngec, për arsye të ndryshme. Shtyheshin afatet por shumica zgjidheshin. Nuk e di nëse ka projekte të papërfunduara’, u përgjigj Mazniku.
Denion Bogdani, avokati i Redi Mollës e pyet nëse ka patur ndërhyrje nga klienti i ti, përgjigjet Mazniku: Nuk kam patur asnjë ndërhyrje.