Arbjan Mazniku mbërrin në GJKKO, pritet dëshmia për dosjen 5D

Deputeti i PS, Arbjan Mazniku ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme.

Sipas burimeve për media mësohet se Mazniku pritet të dëshmojë në lidhje me dosjen “5D”.

Gjithashtu bëhet me dije se Mazniku është thirrur si dëshmitar nga SPAK.

Nga pamjet e ardhura në redaksinë e SYRI-t, dallohet se Mazniku është paraqitur i vetëm në ambientet e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.

Kujtojmë se drejtorët hajdutë të Bashkisë Tiranë, akuzohen për vjedhjen e 30 milionë euro me tenderat publikë nëpërmjet kompanive private.