SPAK dhe Policia zbarkojnë në Durrës dhe Shijak, kontrolle dhe tek ‘Rrumi’

Një aksion policor i koordinuar nga prokuroria e posaçme SPAK po zhvillohet qysh në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkozet të Durrësit.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se kontrollet janë përqendruar tek banesa e një personi në kërkim Aleksandër Baho alias "Rrumi" dhe disa individë të tjerë.

Aksioni është në vijim e sipër dhe mësohet se SPAK ka nxjerrë masa arresti në burg për disa persona.

Hetimi është mbështetur tek të dhënat e komunikimeve të aplikacionit "Sky".