‘Global Sumud Flotilla’/ Italia dhe Greqia thirrje Izraelit: Garantoni sigurinë e pjesëmarrësve dhe mbrojtjen konsullore
Italia dhe Greqia i kanë bërë thirrje Italia dhe Greqia po ndjekin me vëmendje zhvillimet lidhur me Global Sumud Flotilla dhe u bëjnë thirrje autoriteteve izraelite të garantojnë sigurinë dhe mirëqenien e pjesëmarrësve, si dhe të mundësojnë çdo veprim të nevojshëm për mbrojtjen konsullore, në lidhje me Global Sumud Flotilla.
Në deklaratën e përbashkët të dy vendeve, theksohet se Italia dhe Greqia riafirmojnë domosdoshmërinë për të garantuar hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza dhe për të arritur sa më shpejt një armëpushim.
Deklaratë e përbashkët e Ministrave të Jashtëm të Italisë dhe Greqisë mbi Global Sumud Flotilla
Italia dhe Greqia po ndjekin me vëmendje zhvillimet lidhur me Global Sumud Flotilla dhe u bëjnë thirrje autoriteteve izraelite të garantojnë sigurinë dhe mirëqenien e pjesëmarrësve, si dhe të mundësojnë çdo veprim të nevojshëm për mbrojtjen konsullore.
Ne, Ministrat e Punëve të Jashtme të Republikës Italiane dhe të Republikës Helenike, u bëjmë apel grave dhe burrave të Flotiljes që të pranojnë gatishmërinë e ofruar nga Patriarkana Latine e Jerusalemit për të dorëzuar në mënyrë të sigurt ndihmat e destinuara si shenjë solidariteti për fëmijët, gratë dhe burrat e Gazës.
Falë nismës diplomatike të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, për herë të parë ekziston një mundësi reale për t’i dhënë fund këtij konflikti brutal dhe vuajtjeve të popullit palestinez, edhe nëpërmjet një qasjeje të plotë humanitare.
Italia dhe Greqia riafirmojnë domosdoshmërinë për të garantuar hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza dhe për të arritur sa më shpejt një armëpushim.
Në këtë moment kaq delikat, është e nevojshme të shmangen nisma që mund të instrumentalizohen nga ata që ende refuzojnë paqen./ Alba Kepi/