‘Flotilja’, kryefjale e propagandës ‘tymuese’ të të majtës populiste pa ‘flamur’
Nga Tritan Shehu
‘Flotilja’, kryefjale e propagandës ‘tymuese’ te te majtës populiste pa ‘flamur’.
Te një te majte qe ka humbur ‘flamurin’ e rend pas çdo ‘zhurme’ për ta kthyer ne simbol.
Vrapoi kështu ne Budapest për te ‘derdhur gjakun’ ne mbrojtje te LGBT…
Për te shkatërruar familjen, shpallur heretike fjalët Nene e Baba, për te krijuar mbi 70 gjini….
Ulëriti për te mbrojtur një abort liberal, se paku deri ne 24 jave shtatzënie, qe do te thotë te vrasësh edhe një fetus, qe mund te jetoje ne ambientin e jashtëm…
Kërkoi te ktheje si te drejte te njeriut aktin e skllavërisë se gruas, ‘uterusin me qera’…
Se fundmi flet vetëm për një ‘flotilje’ te nisur si provokacion drejt brigjeve te Gazës.
Duke mbushur mediat, monologjet e oratoreve te saj…
Pa asnjë përmbajtje humanitare ai ‘aksion’, qe e majta populiste e mbetur pa ‘flamur’, kërkon ta ktheje ne ‘flamur’ te saj te dështuar!
Duke dashur edhe te heqë vëmendjen nga aktet, veprimet konkrete për te çuar ne paqe e stabilitet Gazën e Lindjen e Mesme, pas mijëra vite konflikte…
Te sfumojë apo rrezikoje edhe Planin Trump te paqes, e vetmja iniciative reale ne ‘tavoline’.
Një e majte populiste kjo, qe jo vetëm nuk prodhon, por kërkon edhe te denigroje…
Te shkeli me cinizëm simbolet e vërteta, flamujt reale te shoqërisë…
Qe nuk pranoi kudo ku ajo është prezent...
Qe nga Kongresi Amerikan, Parlamenti Europian e deri te Kuvendi ne Tirane, as te mbaje qofte dhe një minute heshtje për ata, qe u vranë nga dora e censurës, nga përpjekjet për te mbyllur ‘gojët e lira’.
Siç veproi për Charlie Kirk!