E rëndë në Tiranë/ 16 vjeçarja humb jetën, ra nga lartësia e një pallati në ndërtim
Një 16 vjeçare humbi jetën pasi është rrëzuar nga lartësia e një pallati në ndërtim.
Ngjarja e rëndë është shënuar sot në rrugën “Gjon Buzuku”
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.10.2025, në rrugën “Gjon Buzuku”, një shtetase e mitur, rreth 16 vjeçe, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim, e cila për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e saj, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.