Spektakli i tifozëve turq ishte marramendës: ulërimat, këngët e pandërprera dhe bilbilat thyen rekord decibelësh, duke e bërë të vështirë lojën e Liverpool-it. Madje Mohamed Salah, i cili e nisi nga stoli, u detyrua të kërkonte tapona për veshët gjatë nxehjes, pasi nuk e përballoi dot zhurmën.

Pas ndeshjes, mediet britanike shkruan se lojtarët e Liverpool-it ishin të tronditur nga atmosfera. İlkay Gündoğan madje tregoi një pyetje të një futbollisti të Liverpool-it, i cili i tha i habitur:

“Është gjithmonë kështu këtu, kaq e pabesueshme?”

Pas kësaj nate të paharrueshme, Galatasaray shikon me optimizëm përballjet e ardhshme kundër Bodo/Glimt dhe Ajaxit.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/October/01/auto_G2H-d_FXkAArcm71759333618.jpeg", "width": 900, "height": 634 } }

Galatasaray tallet me Liverpool-in: Kurrë nuk do të ecësh vetëm, por nganjëherë ecën pa pikë!

Galatasaray arriti një fitore historike në Stamboll, duke mposhtur Liverpoolin 1-0 falë një penalltie të realizuar nga Victor Osimhen. Atmosfera e zjarrtë e stadiumit ‘Ali Sami Yen’, me mbi 51 mijë tifozë që krijuan një presion të jashtëzakonshëm, u kthye në një makth për skuadrën angleze.

Turqit patën mundësi të thellonin fitoren, pasi Barış Alper Yılmaz dhe Osimhen humbën raste të pastra për gol. Megjithatë, nigeriani u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.

Një nga momentet më të përfolura erdhi pas përfundimit të takimit, kur faqja zyrtare e Galatasaray në anglisht bëri një postim ironik ndaj Liverpool-it, duke përvetësuar sloganin e famshëm të “The Reds”:

“You’ll never walk alone, but sometimes you walk without points” (“Kurrë nuk do të ecësh vetëm, por nganjëherë ecën pa pikë”). Ky reagim ndezi zemërimin e tifozëve anglezë.