Futbollisti i Milanit i përgjigjet ofertave të klubeve angleze dhe gjermane

Suso është i lumtur te Milani dhe nuk dëshiron të largohet gjatë kësaj vere. Spanjolli edhe një herë tjetër e ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar te gjiganti italian.

Ai tha se nuk dëshiron të largohet nga Milani dhe është i lumtur në këtë skuadër të madhe. “Unë nuk dua të largohem nga Milani. Në fakt e falënderoj Drejtorin Sportiv, Mirabell, për fjalët e mira që ka thënë për mua”, ta Suso për ANSA.

“Jam i lumtur që luajë për këtë skuadër të madhe”.

Për Suson interesim kishte shprehur Tottenham dhe disa skuadra tjera të mëdha gjermane.