Rritja e çmimit të ujit, reagon LSI, Rama: Këta nuk janë këshilltarët tanë

Një deklaratë suprizuese ka qenë ajo e Luan Ramës, nënkryetar të LSI-së, pas miratimit të planit të bashkisë së Tiranës, për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm me 20 lekë për m3.

Dy këshilltarë të LSI-së, Agim Kraja dhe Genta Mezini, ishin prezent në mbledhje dhe votuar "pro" planit të bashkisë. Rama tha se vota e tyre nuk është votë e LSI-së.

Ai tha se Agim Kraja nuk përfaqëson LSI-në, ndërsa shtoi: Atë tjetrën nuk e njoh.

Pa votimin e tyre "pro", kuorumi nuk plotësohej.