Aksident në Lezhë, motori bie në lum, mbytet gjyshi, shpëton mbesa adoleshente

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë, ku ka humbur jetën një burrë.

Rreth orës 17:40 , është marrë njoftim se në fshatin Gjadër, në rrugën rurale Gjadër - Zojs , te Vendi i quajtur 'Ura e Gjadrit' , një çiklomotor ka rënë në lumin Gjadër.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, që kanë konstatuar se shtetasi V. L., 70 vjeç, banues në Krajen-Lezhë, duke udhëtuar me një ciklomotorr, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë në lumin Gjader.

Bashkë me atë në ciklomotorr, ka qenë edhe mbesa e tij, shtetasja R.P. 16 vjeçe , e cila është nxjerrë menjëherë nga lumi dhe është dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë, për ndihmën e nevojshme mjekësore ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga shërbimet policore, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikse dhe banorët e fshatit, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja nga uji e trupit të pajetë të shtetasit V. L., rreth 1 km nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.