Emërimet në fund të mandatit, Dumani punëson si këshilltar Florian Sulejmanin dhe 5 të tjerë

Florian Sulejmani, ish-drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore është emëruar këshilltar i Altin Dumanit në SPAK.

Sulejmani nga Dibra i shtohet listës së këshilltarëve që radhiten tek zyra e Altin Dumanit.

Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se gjatë kësaj kohe në SPAK, janë punësuar rreth 5 këshilltarë.

Kreu i SPAK, ka punësuar dhe një këshilltar për arkivin.

Me sa duket këto janë emërimet e fundit të kreut të SPAK, gjatë këtyre dy muajve të qëndrimit në krye të SPAK./Elton Qyno/