Noka: Siguria Kombëtare në duart e Narkoaleancës së kryeministrit me kartelet! Këta do sigurojnë rend...
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka reaguar në lidhje me zhvillimet dhe konstituimin e Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrotjes, ku sipas tij, mazhoranca socialiste ka eliminuar qëllimisht togfjalëshin "Siguri Kombëtare”.
‘Siguria Kombëtare ndodhet në duart e Narkoaleancës së kryeministrit me kartelet. Për #SHISH përgjigjet Ergys Agasi, ndërsa mbrojtja është nën thundrën e Troplinëve dhe Policia e Shtetit nën sundimin e Suel Çelës. Këta janë Siguria Kombëtare. Këta do të garantojnë rend, siguri dhe mbrojtje, ashtu si në 97-n banda e Zan ultrasocialistit "mbronte" Vlorën nga "veriu", shkruan Noka në Faceboo.
Postimi i plotë:
Disa ndryshime guxojnë t'i quajnë punë. Ja për shembull nga sot do të quhet "Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes". Në plan të parë duket thjesht një emërtesë e re, por mbas fshihet qëllimi për të eliminuar togfjalëshin "Siguri Kombëtare". Siguria Kombëtare ndodhet në duart e Narkoaleancës së kryeministrit me kartelet. Për #SHISH përgjigjet Ergys Agasi, ndërsa mbrojtja është nën thundrën e Troplinëve dhe Policia e Shtetit nën sundimin e Suel Çelës. Këta janë Siguria Kombëtare. Këta do të garantojnë rend, siguri dhe mbrojtje, ashtu si në 97-n banda e Zan ultrasocialistit "mbronte" Vlorën nga "veriu". Antishteti është mishëruar tek Edi Rama dhe mendja e tij që pjell vetëm të liga.