SYRI TV/ Projekti për amfiteatrin e Durrësin, banorët në protestë: Projekti selektiv, dëmshpërblimi qesharak
Banorët e 74 familjeve që pritet tu prishën shtëpitë në kuadër të projektit të Bashkisë Durrës dhe Fondacionit shqiptaro Amerikan për zhvillim kanë protestuar këtë të mërkurë para Bashkisë Durrës. Ata kërkojnë pezullimin e projektit dhe kompensim në vlerën e tregut, pasi në të kundërt do ketë përshkallëzim protestash. Ata e cilësojnë projektin korruptiv dhe selektiv.
Syri tv
Përfaqësuesit e 74 familjeve banesat e të cilëve do të prishën në kuadër të projektit të Bashkisë dhe Fondacionit Shqiptaro Amerikan për Zhvillim për rehabilimin e zonës historike të qytetit edhe këtë të mërkurë protestuan përpara Bashkisë.
Dëmshpërblimi i caktuar sipas tyre është qesharak dhe për këtë i janë drejtuar gjykatës, teksa akuzojnë Bashkinë se projekti është korruptiv dhe selektiv.
Banorët janë zotuar se do ti përshkallëzojnë protestat nësë institucionet nuk i marrin parasysh kërkesat e tyre.