Ra në një enë me ujë të nxehtë, përfundon në spital 2-vjeçarja, e mitura ndodhej në banesat sociale
Një 2-vjeçare nga Shkodra është shtruar në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se ra aksidentalisht në një enë me ujë të nxehtë.
[qsut urgjenca]
Për pasojë e mitura pësoi djegie. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, 30 shtator, në lagjen “Skënderbeg” Shkodër, në banesat sociale ku qëndronte e mitura.
Pasi mori ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, vajza u transportua në QSUT për ndihmë të specializuar.
Njoftimi i policisë
Ditën e djeshme, në lagjen “Skënderbeg”, në banesat sociale, një fëmijë 2 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në një enë me ujë të nxehtë dhe ka pësuar djegie.
Pasi mori ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, vajza u transportua në QSUT.